Lajmet e fundit

Sot do të fillojë xhiroja e 18 e Superligës së Kosovës në futboll me një ndeshje të vetme që është në orar nga ora 13:00.
Bëhet fjalë për ballafaqimin ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit, dy skuadra këto që po luftojnë për t’i ikur pjesës fundore të tabelës.
Dukagjini është në vendin e shtatë me 20 pikë, ndërsa Llapi një pozitë me poshtë me 17.
Këtë ndeshje mund ta ndiqni në kanalin sportiv S1 të platformës Artmotion.
Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.
Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.
Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!