Atalanta dhe Liverpooli do të ballafaqohen në kuadër të ndeshjes së kthimit në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Gewiss Stadium”, duke nisur nga ora 21:00.
Ekipi italian ka epërsinë prej tre golave nga ndeshja e parë dhe do të mundohet që ta ruajë këtë rezultat për të siguruar gjysmëfinalen.
Në anën tjetër, trajneri Jurgen Klopp ka inkuadruar një 11-she të fortë për të synuar të pamundurën që ta bëjë të mundur.