Lajmet e fundit

West Ham United ka barazuar me Liverpoolin me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 35-të në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Jarrod Bowen, në minutën e 43’, pasi u shërbye mirë nga Mohammed Kudus. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, të Kuqtë u kthyen në lojë me anë të Andy Robertson duke barazuar rezultatin 1-1, në minutën e 48’.
Teksa për golin e epërsië u përkujdes Tomas Soucek, i cili realizoi autogol në minutën 65’.
Megjithatë, “Çekanët” nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin në minutën e 77’, pas një asistimi nga Jarrod Bowen. Ndeshja deri në fund nuk prodhoi më gol dhe u mbyll me këtë rezultat.
Liverpooli pas barazimit mbetet në vendin e tretë me 75 pikë, dy pikë larg Arsenalit që është në pozitën e parë, me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe një pikë larg Manchester Cityt që ka dy përballje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv.