Lajmet e fundit

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Sheffield United, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 31-të në Premier League.
Serinë e golave e nisi Darwin Nunez, në minutën e '17. Me këtë epërsi të Kuqve përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, mysafirët e barazuan rezultatin, pasi Conor Bradley realizoi autogol, në minutën e 58’.
Megjithatë, vendasit e gjetën sërish golin e epërsisë me anë të Alexis Mac Allister, në minutën e 77’, i cili shënoi një gol të bukur.
Golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e shënoi Cody Gakpo, në minutën e 90’.
Liverpooli pas fitores kalon në vendin e parë me 70 pikë, me dy më shumë se Arsenali që është në pozitën e dytë dhe tri më shumë se Manchester City që është në të tretën.