Lajmet e fundit

Klubi i futbollit nga Prizreni Liria, ka njoftuar sr e ka pensionuar numrin 8, që e mbante legjenda e klubit prizrenas, Përparim Thaçi.
Thaçi përveç se ishte futbollist, ai është edhe hero i Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga klubi prizrenas.
Në njoftim thuhet se vendimi ështëmarrë së bashku me tifozët “Arpagjiktë”.
“Përveç kontributit të tij në fushën e futbollit, Përparim Thaçi është edhe një dëshmor lufte, një figurë heroike dhe ikonë e qytetit dhe kombit tonë. Sakrificat e tij në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit janë një testament i guximit dhe patriotizmit të tij të palëkundur", thuhet në njoftim.
Po ashtu emrin e futbollistit dhe heroit e mban edhe stadiumi në Prizren.