Lajmet e fundit

Klubi prizrenas Liria ka dalë triumfues në Kupën e Berlinit në futsall.
“Klubi ynë FC Liria është fitues i Kupës së Berlinit! Në një ndeshje dramatike dhe plot emocione, FC Liria barazoi 4:4 pas një disavantazhi 0:4, duke siguruar kohën shtesë”, ka shkruar Faruk Ajeti në Facebook.
“Djemtë tanë ishin të pagabuar në lojën shtesë dhe në penallti”.
“Urime për fitoren dhe Kupën e parë në Bundesligë në futsall! Berliner Pokalsieger 2024!”