Në ditën botërore të parandalimit të vetëvrasjeve, qendra për informim dhe përmirësim social “Linja e jetës”, ka mbajtur një konferencë për media, në sheshin “Skënderbeu”, përballë ndërtesës së qeverisë, kjo për shkak të mungesës së politikave institucionale në vend.
Gjatë konferencës u tha se, kjo linjë ka tash e disa vite që angazhohet në këtë fushë, ndërsa kërkon implementimin e politikave progresive, një strategji gjithëpërfshirëse për parandalimin e kësaj dukurie, raporton Klankosova.tv.
Ani se përgjegjësia në këtë pjesë i është dhënë Ministrisë së Shëndetësisë, kjo po duket si diçka jo e mjaftueshme. Ngase nuk janë vetëm ata me probleme të shëndetit mendor që i kanë dhënë fund jetës së tyre, por edhe kategori të tjera shoqërore si: gra të dhunuara nga burra patriarkal, persona queer të shtypur prej shoqërisë heteronormative e qytetarë romë që ndalohen prej hapësirave publike.
Ndonëse nuk u përmenden shifra, fenomeni shqetësues u tha të ketë shënuar rritje viteve të fundit, andaj për këtë u kërkua urgjentisht dora e shtetit.
Ndryshe, që nga viti 2003, Organizata Botërore e Shëndetësisë datën 10 shtator, ia dedikoi parandalimit të Vetëvrasjeve, duke synuar çdo vit rritjen e vëmendjes shoqërore rreth këtij fenomeni shqetësues.
OBSH, fton organizatat e ndryshme, qeveritë e shteteve sikurse gjithë opinionin e gjerë për ndërgjegjësim institucional, pasi këto vepra, janë të parandalueshme.
https://www.youtube.com/watch?v=I5xtCIJdHVQ
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.