Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani, e ka liruar njërin prej futbollistëve kryesor.
Lindon Emërllahu, karrierën e tij do ta vazhdojë në Evropë, konkretisht tek Cluj.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari i sportit, Arlind Sadiku.
Emërllahu tashmë ka udhëtuar drejt Rumanisë për t'i kryer testet mjekësore.
Sadiku njoftoi se kampioni i Kosovës nga shitja do t'i përfitojë 800 mijë euro dhe 20 përqind nga transferi i radhës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.