Një foshnjë e lindur në parkingun e një mikro-birrarie në Miçigan të ShBA-së mori emrin e lokalit të preferuar të prindërve të tij, "One Well Brewing", i cili krijoi një birrë speciale për nder të tij.
Aaron dhe Kyle Baker po udhëtonin për në spital kur e kuptuan se nuk do të arrinin në kohë dhe ndaluan në parkingun e birrarisë.
Foshnja, Forrest Wells Baker, erdhi në jetë aty dhe "One Well Brewing" prodhoi një birrë me emrin "Special Delivery" në shenjë festimi, me premtimin se Forrest do të ketë birrë falas për gjithë jetën.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.