Joice Figueiro ka rrëfyer eksperiencën e saj të lindjes së djalit të saj, sa ishte në një koncert të grupit të Rock-ut, Metallica.
Jocie dhe burri i saj Jaime, tha se të dy janë adhurues të rock-ut dhe metalit, se se kanë bashkëpunuar me shumë muzikantë.
"Jaime dhe unë u takuam në shkollë kur ishim 12 vjeç, u bashkuam dy vjet më vonë dhe tani jemi të martuar, që 17 vjet. Ne drejtojmë një studio tatuazhesh në Curitiba, Brazil, jemi adhurues të rock-ut dhe metalit dhe kemi bërë punë për shumë muzikantë", ka thënë Joice.
Ajo tha se mezi po priste të merrte pjesë në koncertin e Metallica-s.
"Pasi u bëmë prindër të vajzës sonë, Letícias, e kishim më të vështirë të shkonim në koncerte. Por kur Metallica njoftoi se do të vinin në Brazil në vitin 2020, ne nuk hezituam të merrnim bileta. Do të ishte një ëndërr e realizuar të shihje Metallica drejtpërdrejt – babai i ndjerë i Jaime i dëgjonte gjatë gjithë kohës", ka thënë ajo.
Ajo tha se për shkak të pandemisë, koncerti u shty deri në maj 2022, atëherë kur ajo ishte në muajin e fundit të shtatzënisë.
""O Zot: Unë do të jem 39 javë shtatzënë në Metallica". Mendova se do të më duhej ta jepja biletën time, por më pas dëgjova se do të kishte një zonë të veçantë në stadium për gratë shtatzëna.Pak ditë para shfaqjes kërkuam këshillën e mjekut dhe ai tha se përderisa ndihesh mirë dhe mund të marrësh pjesë".
Në fillim të koncertit Jocie kishte filluar të ndjente dhimbjet e lindjes.
"Kur arritëm në stadium, u ndjeva mirë. Mendova: “Po ndihem mirë, Metallica do të jetë këtu së shpejti – po e jetoj ëndrrën”. Në fakt fillova të qaja, sepse u ndjeva shumë e lumtur që isha atje; pas pandemisë, ndihej e veçantë. Por, sapo grupi doli në skenë, fillova të ndjeja kontraktime. Kisha kaluar 36 orë në lindje kur kisha Letícia, kështu që mendova: “Është në rregull, mund ta përballoj këtë. Mund të shoh të paktën gjysmën e parë të shfaqjes”.- Po përpiqesha të mbaja pak, duke menduar: "Më duhet të shoh Metallica". Ata luajtën këngën time të preferuar, Ëhisky in The Jar. Por më pas, në pjesën e dytë, kontraktimet u forcuan shumë. Jaime vazhdoi të më shikonte, i shqetësuar; ai mund të shihte se unë po vuaja. Ne thirrëm sigurimin. Jaime u tha se isha në lindje dhe ata nuk mund ta besonin. Ata thanë: “O Zoti im. Po vjen një fëmijë?”, tha ajo.
Interesantja e kësaj ngjarjeje është se ajo, lindi pikërisht kur edhe mbaroi koncerti.
"Ata filluan të vrapojnë përreth, duke u përpjekur të përgatiten. Na çuan në klinikën mjekësore në anën e skenës. U deshën vetëm katër minuta apo më shumë, por u ndje si përgjithmonë. Metallica ishin ende duke luajtur. Sapo arritëm në klinikë – ku kishte një mjek të urgjencës dhe një pajisje mjekësore – m’u këputën ujërat, foshnja erdhi në rreth 10 ose 15 minuta më pas. Ai lindi pikërisht kur Metallica po luanin këngën e fundit të tyre, Enter Sandman".
"Por foshnja nuk qau, dhe ai kishte një ngjyrë vjollcë. Të gjithë heshtën. Jaime filloi të lutej. Doktori preu kordonin e kërthizës dhe më në fund ai filloi të ulërijë, pikërisht në momentin që Metallica mbaroi setin e tyre. Fishekzjarret filluan të shpërthyen nga skena dhe turma brohoriste. Të gjithë filluan të qajnë. Ishte një moment magjik".
Ajo tha se të gjithë të pranishmit, filluan të duartrokitnin dhe uronin çiftin.
"Na u desh të na përcillnin në ambulancë pasi dhjetëra mijëra njerëz po largoheshin nga stadiumi. Kur na panë, kuptuan se një fëmijë kishte lindur në shfaqje. Të gjithë filluan të duartrokasin dhe të na urojnë për "babën e Metallica".
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.