Në zgjedhjet e 2021-ës nuk arriti të sigurojë ulëse në parlament. Ndaj, katër vite më pas, Nisma Socialdemokrate me në krye Fatmir Limajn iu bashkua AAK-së së Ramush Haradinajt.
E për këtë, në zgjedhjet e 2025-ës falë këtij koalicioni të përbashkët, Nisma arriti të fitojë vota për së paku tre deputetë, raporton Klan Kosova.
Për një “tradhti” të mundshme të Limajt karshi Haradinajt, e kishte parashikuar edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci
11 ditë pas kësaj deklarate, fjalët e Lladrovcit po vërtetohen nga vetë Limaj. Pasi ky i fundit tha dje në RTV Dukagjini se nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me LVV-në.
Por siç duket, i hatëruar nga bashkudhëtari i tij politik, ka mbetur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai në një postim në rrjetin social në Facebook e ka shprehur indinjatën e tij.
Për detaje, ndiqeni kronikën në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=yorpU7G4PP0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.