Ylli i OnlyFans nga Derbyshire, Lily Phillips, ka shkaktuar shqetësim me deklaratat e saj të fundit për sfidën ekstreme që po përgatitet të ndërmarrë.
Pas bujës së madhe muajin e kaluar, kur u bë virale për raportimet se kishte kryer marrëdhënie me 101 burra në një ditë dhe e kishte filmuar për platformën e saj, 23-vjeçarja tani po flet për ndikimin e rëndë të këtij lloj përmbajtjeje, transmeton klankosova.tv.
Në një intervistë të fundit me YouTuber-in Josh Pieters, Lily u tregua e hapur për vështirësitë e saj emocionale dhe fizike:
“Nuk është për vajza të dobëta, po të jem e sinqertë – ishte shumë e vështirë''.
''Nuk e di nëse do ta rekomandoja. Ndjenja është e çuditshme, një pas një, është intensive''.
E prekur nga pyetjet, ajo pranonte:
''Pa dyshim ishte më kërkuese sesa e imagjinoja'', duke shpërthyer në lot.

Një dokumentar i fundit që trajton ndikimin e përmbajtjes ekstreme në krijuesit viralë si Lily Phillips, Bonnie Blue dhe Annie Knight, ka ndezur një debat të ashpër mbi mungesën e mbrojtjes për të tillë krijues dhe për pjesëmarrësit, shpesh të rinj.
Aktivistët dhe shoqëria civile britaniko-amerikane, po kërkojnë rregulla të rrepta për të parandaluar abuzimin dhe presionin që përmbajtja ekstreme ka mbi shëndetin mendor dhe fizik të individëve.
Rrëfimi i Lily-t ka ngritur alarmin për ndikimin toksik të kulturës së viraleve dhe ka shtyrë shumë për të vënë në dyshim kufijtë moralë dhe etikë të platformave si OnlyFans.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.