Lajmet e fundit

Lille ka shënuar fitore ndaj Marseille, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 28-të në Ligue 1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Edon Zhegrovën që e pati rastin më serioz duke goditur shtyllën.
Në pjesën e dytë, Lille e gjeti golin e epërsisë me anë të Jonathan David, në minutën e 54’, i cili realizoi nga penaltia.
Ndërsa për golin e dytë u përkujdes Remy Cabella, në minutën e 71’.
Mysafirët e ngushtuan epërsinë me anë të Ismailyt, në minutën e 81’. Teksa Gabriel Gudmundsson, me një gol në minutën e 84’, e vulosi fitoren e Lillet.
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova luajti 88 minuta në këtë takim, teksa pati dorë edhe në golin e tretë.
Lille pas fitores kalon në vendin e tretë me 49 pikë, pas 28 ndeshjeve. /Klankosova.tv.