Trupi i Liljana Qavollit u soll në varrezat e qytetit.
E për ti dhënë lamtumirën e fundit këngëtares me nam, në Dragoman dolën shumë qytetarë.
Kolegët e miqtë e artistes, vdekjen e këngëtares 73 vjeçare nuk e përballuan lehtë.
Prej varrezave të pranishmit iu drejtuan njërit nga restoranteve të qyteti për të jetësuar një amanet të së ndjerës, që dita e varrimit të saj mos të jetë ditë zie e pikëllimi.
As në varrim e artistes e as në ndejën pas saj nuk u pa askush nga përfaqësuesit e institucioneve, ani pse në të njëjtën kohë afër vendit ku po qëndronin të afërmit e miqtë e Liliana Qavollit drekoi kryeministri Isa Mustafa me vartësit e tij.
Storjen e ka përgatitur, gazetari i Klan Kosovës, Elhami Dobra.
https://www.youtube.com/watch?v=mvoHw3b9ZTo
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.