Vllaznia ka mposhtur me përmbysje Malishevën në ndeshjen e parë në kualifikimet për Ligën e Konferencës.
Kosovarët kaluan të parët në epërsi përmes Laurent Xhylanit vetëm tre minuta pasi filloi pjesa e parë.
Ndërkaq, shkodranët fillimisht barazuan në pjesën e parë, në minutën e 37-të, përmes Klinti Qatos.
E, golin e fitores e shënoi Emiljano Musta në minutën e 56-të.
Javën e ardhshme, ata do të kenë mundësinë të kundërpërgjigjen ndaj klubit shqiptar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.