Lajmet e fundit

Të dielën e kaluar një grua iralandeze e quajtur, Denise O’Reilly ka postuar një kartmonedhë 20 eurosh në Facebook.
Kjo mund të duket si diçka e zakonshme, por kishte diçka shumë të veçantë në këtë kartëmonedhë, transmeton Klan Kosova.
Në këtë 20 euro, ishte e shkruar një mesazh dashurie.
“Christy gjithmonë ke qenë ti”.
“Eja dhe më gjejë, Megan x”, shkruhej në kartëmonedhë.
O’Reilly pasi që e kishte postuar këtë kartëmonedhë në Facebook, kishte shprehur dëshirën që t’i ndihmojë kësaj dysheje të dashuruar.
“E gjeta këtë në portofolin tim në mëngjes”.
“Ah Christy ajo të dashuron”.
“Gjeje vajzën tënde”.
“Shpërndajeni këtë postim”, kishte shkruar O’Reilly në Facebook.
Menjëherë ky postim u shpërnda në më shumë se 15 mijë herë.
E më në fund, Christy lexoi mesazhin e shkruar nga ish e dashura e tij dhe misteri u zgjidh.
“Më pëlqente ta quaja Megan, ish të dashurën time. Ne ishim në një lidhje për një vit e gjysmë”.
“E quaja kështu sepse kur u takuam në fillim nuk e dëgjova mirë emrin e saj, dhe mendova që quhet Megan”.
“Unë jam një këngëtar dhe përderisa ishim në lidhje kam shkruar një këngë për të të quajtur “Ke qenë gjithmonë ti”.
“Ne u ndamë dhe ajo ka takuar dikënd të ri”.
“E kam telefonuar menjëherë pasi që e pashë këtë kartëmonedhë në Facebook”.
“Ajo më tregoi që këtë gjë e ka shkruar diku gjashtë muaj më parë në një prej koncerteve të mija, por unë nuk e dija që ajo ishte aty”.
“Ajo më tregoi që kishte menduar që kartëmonedha do më binte në dorë, e si duket ka gabuar”.
“Kështu që ajo mendoi që unë nuk dëshirojë të flasë më me të”.
“Tani ne po flasim prapë por situata është ndryshe pasi që ajo ka një lidhje të re”, kishte shkruar Christy.
E po, si duket kjo gjë nuk e kishte fundin e lumtur sikurse jemi mësuar ta shohim nëpër filma, por të paktën ai e di që ajo e kishte dashur.