Lajmet e fundit

Bayer Leverkuseni po tenton që ta finalizojë marrëveshjen me Sporting Gironën për Aleix Garcian.
“Kontakte të reja ka pasur në 24 orët e fundit, klubi është i gatshëm që ta jetësojë këtë gjë”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano.
“Leverkuseni do që t’ia prijë West Ham Unitedit, pasi që Xabi Alonsoja e sheh Garcian si një ardhje të shkëlqyeshme”.