Letra private në të cilën Charles Darwin e ka pranuar se është ateist, është shitur për 125.000 funta, transmeton Klan Kosova.
Charles Darwin më shumë është i njohur për punën inovative në “On The Originof Species”, në të cilën përcaktoi teorinë e tij mbi evolucionin dhe seleksionimin natyror.
Duke mos qenë aspak befasi, bazuar në natyrën e këtyre teorive, biologu britanik është ndjekur nga thashetheme dhe spekulime për bindjet e tij fetare – të mungesës së tyre – sidoqoftë ai gjithmonë është larguar nga konfirmimi i ndjenjave të tij në njëfarë mënyre.
Për këtë shkak, letra që është shitur për 125.000£ gjatë ankandit në New York është aq magjepsëse.
Në të Darwin e thotë në mënyrë të qartë që ai është ateist, duke shkruar: “I nderuar Zotëri, më vjen keq që më duhet t’ju informoj që unë nuk besoj tek Bibla si një shpallje hyjnore dhe për këtë shkak nuk besoj edhe në Jezusin si i biri i Zotit. I juaji me besnikëri Ch. Darwin”.
Darwini e shkruajti letrën si përgjigje për letrën tjetër që e pranoi nga një jurist i ri i quajtur Francis McDermott, i cili i ka shkruajtur biologut të mirënjohur për t’i sqaruar pikëpamjet e tij mbi këtë çështje.
Letra, e cila është shitur në ankand të New York-ut të hënën, ishte vlerësuar se mund ta arrinte shumën deri në 60.000£, por lehtësisht e dyfishoi atë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.