Një lepur gjigant në Skoci, është ai i cili ka një madhësi sa të një qeni.
Por esenca e tij është se ai po kërkon një shtëpi për t’u strehuar, transmeton Klan Kosova.
Lepuri 7 muajsh, me emrin Atlas po kujdeset nga qendra Skoceze SPCA, në Cadonald.
Dicka e tillë po ndodhë ngase pronari i tij ka vendosur që të mos kujdeset për të duke e lënë atë në duart e dikujt tjetër, transmeton Klan Kosova.
Sipas kësaj qendre të kujdesit lepuri është tejet miqësor dhe i pëlqen kur merr vëmendje dhe ledhatime, përderisa thuhet se ai është tejet kurreshtar dhe bënë të tjerët të qeshin me karakterin e tij të djallëzuar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.