“I ka 200 mundësi, vetëm Artan Qerkini jo”. Fiks me këto fjalë, Kimberly West po do t’ia vulosë vijën e kuqe Fadil Fazliut për ta caktuar si bashkë-mbrojtës avokatin kosovar edhe pas letër-kërkesës së ish-luftëtarit të UÇK-së.
Prokuroria po ngre hipoteza që Qerkini mund të mos jetë vetëm avokat pranë Speciales, raporton Klan Kosova.
“Siç është bërë e ditur në kërkesën e Fazliut, Qerkini ka qenë i pranishëm gjatë operacionit të bastisjes për këtë rast specifik duke e përfaqësuar Smakajn dhe duke sfiduar aspekte të kërkimit në fjalë. Kjo është çështje aktuale në këtë proces dhe Qerkinit mund t’i kërkohet të paraqitet si dëshmitar”, tha Kimberly West, kryeprokurore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
West thotë se as ndonjë deklarim vullnetar i Bashkim Smakajt nuk çon peshë, sepse Artan Qerkini përfaqëson edhe djalin e Fadil Fazliut, Fahriun i cili nuk është i akuzuar por konsiderohet bashkë-kryerës i tentim-pengimit të drejtësisë.
Ndiqeni të plotë kronikën:
https://www.youtube.com/watch?v=w9DCOdREs-M
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.