Qëndrimet nuk iu ndryshuan, por shifrat në xhirollogari po.
Deputetët e zgjedhur të vendit, në seancën e së shtunës erdhën me nga 2 e 600 euro më tepër. Ato i morën si paga për një muaj e gjysmë, ndonëse punuan nga 3 minuta e pushuan nga 48 orë.
Për rrogën që e mori pa arritur të konstituohet kuvendi po ndihet deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, që u rikthye në parlament tash.
Edhe Ganimete Musliu e PDK-së thotë se ligjvënësit e kryen punën e tyre sa munden, kur iu përgjigjen pozitivisht ftesës për seancë. Por, është një pjesë e tyre që nuk i meriton rrogat.
Nga ky grupi ai i LVV-së që i akuzon deputetja Musliu, disa ende i marrin rrogat për pozitat në ekzekutiv, ndonëse nga to kanë dhënë dorëheqje,
E një bashkëpartiak i këtyre, nuk qe entuziast për të parë rrogën e parë që e mori si deputet.
Ndërkohë, një grupi deputetësh nuk është se u erdhi mirë kur u pyetën nëse i meritojnë pagat e para në legjislaturën e nëntë.
E një tjetër që i gatshëm që paret e rrogës, t’ua jap pikërisht atyre që e pyetën nëse i meriton ato.
Një pjesë të parave që i morën këta kanë kohë t’i shpenzojnë 48 orët e ardhshme, pasi takimi i ri në kuvend u caktua tek për të hënën e 2 qershorit.
https://www.youtube.com/watch?v=YI9LXb98hqw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.