Lajmet e fundit

Legjenda e basketbollit, LeBron James, do të jetë bartës i flamurit amerikan në Olimpiadën e Parisit këtë verë.
Katër herë kampioni i NBA-së është fitues i trefishtë i medaljes së artë me këtë kombëtare në këtë garë.
Ai kësisoj do të bëhet vetëm basketbollisti i tretë i këtij shteti që e bart flamurin kombëtar në ceremoninë hapëse olimpike, dhe i pari basketbollist burrë.
Dawn Staley më 2004 dhe Sue Bird më 2021 kishin qenë dy të mëparshmet.