I shkrirë në bronz, u përjetësua aty ku u lind.
Dy muaj para se të mbushen 36 vjet nga vrasja në Prishtinë, heroit Afrim Zhitia iu inagurua shtatorja në Llugë të Podujevës.
Për të nderuar kontributin e bashkëfshatarit të tyre, që ishte ndër figurat më të njohur të rezistencës së armatosur në Kosovë, në vitet 80 të shekullit të kaluar, u tubuan shumë njerëz.
Nuk munguan as politikanë e partiakë nga Podujeva e Prishtina.
Zhitia është vrarë më 2 nëntor 1989, në ditën e 24 vjetorit të lindjes, bashku me shokun e tij Fahri Fazliu, pas një beteje disaorëshe me forcat e regjimit të atëhershëm proserb, në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë.
Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=Zt623FdT66I
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.