Arti shqiptar u vesh me të zeza këtë të diel, teksa qyteti i Tetovës i dha lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.
Pallati i Rinisë u mbush me artistë, miq e admirues, të cilët u mblodhën për të përcjellë Kasapin në banesën e fundit.
Në sfond u shfaqën momente nga jeta dhe karriera mbi dy dekadëshe e këngëtarit, por përshëndetja pranë arkivolit nuk ishte e lehtë për të pranishmit.
Punën e tij skenike mbi dy dekada e kujtoi ai që ishte qysh nga fillimi më të.
“Punuam “Axhamiun”, punuam shumë këngë tjera ai shkonte dhe kthehej tek unë, e fundit ishte kur nëna kishte dëshire t’ia bëjë një këngë për nusen e tij”, tha kompozitori Avni Qahili.
Shpat Kasapi vdiq me 26 nëntor në Itali pas një sulmi në zemër.
Pas vdekjes së tij, Tetova shpalli të hënën ditë zie.
https://www.youtube.com/watch?v=5uKfHzdsFNU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.