Ish-presidenti amerikan Donald Trump, njihet edhe si një nga njerëzit më të pasur në botë.
Ai në vitet e 90-ta kishte qenë pronar i një supermakine, i cili u shit para disa ditësh për një çmim goxha të lartë, 1.016 milionë euro.
Vetura Lamborghini, Diablo VT Roadster i vitit 1997 ishte pjesë e koleksionit të veturave të Trump.
Vetëm 132 copë të kësaj serie u prodhuan në botë në atë kohë.
"Bisha" e prodhuar në Itali dhe me ngjyrën (Blue Le Mans).
Ishte e pajisur me një motor 5.7 litërsh V12, me 485 kuaj fuqi.
“Diablo” (djalli), kishte gjithashtu logon e Donald Trump të stampuar në një pllakë në pjesën e brendshme të derës.
Kjo veturë ishte e ish-presidentit amerikan deri në vitin 2002 kur ai vendosi ta shiste, ndërsa deri më sot ka ndryshuar katër pronarë, transmeton Klankosova.tv
Ky Lamborghini u hodh në ankand nga shtëpia e ankandeve Barrett-Jackson.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.