Të enjten ka nisur edicioni i dytë i festivalit 'Ramë Lahaj International Opera Festival'.
Themeluesi dhe drejtori i festivalit, Ramë Lahaj tha se qëllimi i këtij organizmit është promovimi i artit operistik në Kosovë dhe mbështetja për talentët e rinj.
“Ajo që më bën me përballu gjithë këtë stres, që në shoqërinë tonë me fillu edhe një traditë ose një festival operistik, të cilin jo që se ka pasur Kosova asnjëherë, por nuk e ka as rajoni të natyrës së tillë, janë disa prej talenteve që i kam taku në workshop-in e parë kur unë kam qenë i ftuar në Prishtinë në vitin 2018 prej znj. Apostollova. “ deklaroi Lahaj.
Kurse Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, tha se RLIOF-i po kontribuon edhe në themelimin e institucioneve muzikore, sikurse Opera e Kosovës.
E i pari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky festival ofron kontribut të rëndësishëm e drejtpërdrejtë në pasurimin e jetës kulturore të kryeqytetit.
Festivali që nisi më 21 korrik, do të zgjasë deri më 31 korrik, teksa mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=dAoLwlk0oXE
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.