Futbollistët shqiptarë janë pjesë goxha e rëndësishme e klubit çek Sparta Praga.
Kontributi i tyre vërehet thuajse në secilën ndeshje e kjo u vërtetua edhe sot kundër skuadrës Jablonec.
Sot, futbollisti i Shqipërisë Qazim Laçi asistoi, ndërkaq ai i Kosovës realizoi.
Albion Rrahmani e barazoi rezultatin në 1:1 në minutin e 52-të.
Ky gol është i katërti në ligën çeke për Rrahmanit.
E për Spartën luajnë edhe dy shqiptarë të tjerë.
Është ish-futbollisti i Ballkanit Ermal Krasniqi si dhe futbollisti tjetër shqiptar, Endrit Tuçi.