Lajmet e fundit

Lojtari i kombëtares franceze,Kylian Mbappe, sot feston 20 vjetorin e lindjes.
Ai është ndër lojtarët më të pëlqyer nga tifozet.
Mbappe pati një formë të lartë gjatë kampionatit botëror “Rusia 2018”, duke ndihmuar Francën ta fitojë edhe trofeun më të vlefshëm për shtetet.
Madje shënoi edhe katër gola në këtë garë.
Loja e tij u vlerësua edhe së fundi edhe nga FIFA ku mori edhe çmimin FIFA “Kopa Trophy”, që i dedikohet lojtarëve të rinjë.
Tani Kylian Mbappe po vazhdon me lojë të mirë edhe në garat tjera me ekipin e tij Paris Saint Germain.
Ai u transferua sezonin e kaluar nga Monaco për 145 milionë euro.
Vlera aktuale e tij në treg është 180 milionë, shkruan FIFA përcjellë Klan Kosova.