Për shumë njerëz, mendimi që të varrosen të gjallë do i frikësonte pamasë.
Por ndryshe është për një burrë irlandez. Ai është varrosur dhe do të qëndrojë aty për tre ditë e tre natë, transmeton Klan Kosova.
John Edwards ka dal vullnetar që të qëndrojë në një arkivol dhe të varroset jashtë një kishe në Belfast.
Por ai nuk do të jetë i vetëm! Kjo pasi që gjithë aventura e tij tre ditore do të transmetohet drejtpërdrejt në mediat sociale.
Edwards, është një ish narkoman dhe alkoolist që ka qëndruar esëll për më shumë se dy dekada.
Pasi ka humbur më shumë se 20 miq pikërisht për shkak të varësisë dhe vetëvrasjes, Edwards tani i këshillon dhe lutet për njerëzit që kanë këto probleme.
Pikërisht nga arkivoli, ai për tre ditë me radhë do t’i këshillojë të gjithë ata që ballafaqohen me këto probleme.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.