Oliver Struempfel nga Gjermania arriti me sukses që ta thyejë rekordin e bartjes së krikllave të birrës mbi 40 metra në një emision televiziv në Itali, duke bartur gjithsej 24 kriklla – dhe duke e përmirësuar kështu rekordin e tij të mëparshëm me tre gota më shumë, transmeton Klan Kosova.
Secila krikëll qelqi përmbante një litër të plotë me birrë dhe barmeni i qëndrueshëm u sigurua që të mos e derdhte asnjë pikë gjatë 40 metërshit.
Oliver thotë se i duhet të shkojë në palestër për t’u trajnuar në bartjen e krikllave, në përpjekjet e tij për ta arritur rekordin botëror.
Që nga atëherë, ai mbajti 25 kriklla me birrë gjatë një kursi para-përgatitës 40 metërsh, në një emision argëtues në kanalin ZDF në Mainz, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=GumKshYu0Mo
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.