Lajmet e fundit

Reagimi i futbollistit nga Egjipti, Mohamed Salah pasi mësoi për njoftimin e Jurgen Kloppit për largimin e tij nga Liverpooli, po bën xhiron e botës në internet.
Salah tha se ishte i befasuar pasi Klopp nuk i tregoi askujt për largimin e tij.
“Isha i befasuar pasi ai nuk i tregoi askujt. Kishte një takim në orën 10:30 dhe unë thashë me vete, ‘Pse është takimi në orën 10:30, zakonisht e mbajmë në 12:00”, u shpreh ai.
Derisa shtoi se kishte pyetur vetën pse po largohet Klopp pasi sipas Salah gjithçka po shkonte siç duhej, përcjell Klankosova.tv
“Unë thashë, ‘Pse?’. Deri në atë moment nuk kishe biseduar me të. Bisedova pastaj me të një ose dy herë dhe ai më shpjegoi mua arsyen e këtij vendimi, por gjatë asaj kohe pyesja veten përse ai po largohej. Gjithçka po shkonte mirë, ne po luftonim për gjithçka, pse e bëri këtë njoftim tani?”, ka thënë Salah.
Ndryshe, dyshja Salah – Klopp u përplasën ashpër gjatë ndeshjes me West Hamin të shtunën.
Në këtë sezon Salah ka qenë autor i 29 golave në 49 ndeshje të luajtura në të gjitha garat deri më tan