20.11.2015 · përditësuar para 3883 dite1 min lexim
Një njeri nga Australia ka emrin, me gjasë, më të çuditshëm në botë.
Aq i çuditshëm është emri i tij, saqë kur prezantohet askush nuk i beson se ai po thotë emrin e vërtetë.
Emri i tij është, besoni ose jo Phuc Dat Bich, që në gjuhën angleze vërtetë ka një domethënie shumë të pahijshme, sidomos kur shqiptohet kjo pjesa e dytë, njofton Klan Kosova.
Ai është detyruar që ta postojë pasaportën e tij në Facebook, pasi askush nuk e besonte se njëmend ai quhej Phuc Dat Bich.
Bashkë me fotografinë Phuc në rrjetin social kishte shkruar edhe për zemërimin e madh që po ndjenë, pasi të tjerët nuk po i besojnë.
Zotri Bich shkroi: “Më irriton fort fakti se askush nuk më beson kur u them se emri im i plotë është kështu. Jam akuzuar shpesh se po përdori një emër fals e fiktiv, gjë që më ka penguar shumë. A është kjo veç pse jam aziatik, a është?”.
“I juaji sinqerisht, Phuc Dat Bich”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.