Krishna Kumar së fundmi në një shkollë në Indi shpërndau dashuri, duke e thyer rekordin për më shumë përqafime të bëra në një minutë nga një individ.
Ky njeri i dashur arriti t’i përqafojë 79 njerëz të ndryshëm në vetëm 90 sekonda.
88 studentë pritën në radhë që të përfshihen në këtë sfidë të përqafimeve të shpejta.
Krishna u përpoq t’i përqafojë 83 njerëz, por për fat të keq ekipi menxhues i Guinness u detyrua t’i diskualifikojë një numër të tyre, të cilët u vlerësuan se nuk ishin përqafime të plota.
Rregullat për këtë titull kërkojnë që në rastet kur përqafimi të llogaritet i plotë, të dy duart duhet të mbështillen rreth personit tjetër me një përqafim të ngushtë.
Me aplikimin për këtë titull, Krishna për Rekordin Botëror Guinness deklaroi: Këtë arritje e konsideroj si nivelin më të lartë të arritjeve njerëzore, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=g6N-rMkVikI
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.