Ferrari njihet si markë e veçantë e veturave, sidomos kur bëhet fjalë për shpejtësinë dhe luksin.
Por, prodhuesi italian ka në radhë të veta edhe prototipe interesante.
Bëhet fjalë për atë të njohur si F12tdf i vitit 2014-të, i cili shpejtësinë maksimale e arrijnë në vetëm 24 km/h dhe kushton hiç më pak se 420 mijë euro.
Normalisht ky lloj i veturës kap shpejtësinë deri në 340 km/h.
Nga 0-100 e arrin për 2.9 sekonda dhe ka një motor V12 7.3 litra dhe 780 kuaj/fuqi.
Çmimi i veturës origjinale, kap shifrën e hiç më pak se 1 milion euro.
Sigurisht se prototipi nuk mund të merret bazë për një seri të veturave, pasi që funksioni prototip shërben vetëm si dekoratë.
Prototipi nuk i plotëson standardet e markës për sa i përket përfundimit, pajisjeve dhe mbi të gjitha besueshmërisë.
Një tregtar e importoi atë në Shtetet e Bashkuara si një veturë ekspozite, e cila ishte e vetmja mënyrë ligjore për ta bërë këtë.
Pas disa vitesh, ky tregtar vendosi ta shesë, edhe pse është e pamundur ta regjistrojë dhe ta përzë në rrugë.
Gjegjësisht, përveç shpejtësisë modeste, mungon edhe numri i shasisë. Madje, në disa vende shkruhet se mjeti nuk mund të përdoret në rrugë publike.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.