Lajmet e fundit

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Gjeorgjisë.
Ndeshja në "Air Albania" përfundoj me rezultat 0:1.
Pas lojës, ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, ka thënë se Shqipëria është një skuadër e fortë, por tha se Gjeorgjia e meritoi fitoren.
"Jam i lumtur për golin pavarësisht se kush shënon, rëndësi ka fitorja. Shqipëria është skuadër e fortë, mendoj se e merituam të fitonim. E kemi fituar shumë mirë, 2 ndeshje 2 fitore. Grupi është i fortë, duhet të vazhdojmë të luftojmë”, tha Kvaratskhelia në TV Klan.
Ai vlerësoi se u markua mjaft mirë nga mbrojtja "Kuq e Zi", por rëndësi ka fitorja.