Vëzhguesve të punimeve iu kufizua pamja në Kuvendin e Kosovës të enjten.
Ky ngushtim i hapësirës me shirita, 90 centimetra prej vendit ku zakonisht raportojnë gazetarët, sipas administratës u bë për çështje sigurie, raporton Klan Kosova.
Kjo hatëroi ekipet mediale që edhe bojkotuan seancën e jashtëzakonshme të thirrur për në orën 14:00, meqë u pengua puna e tyre.
Para largimit të mediave, po diskutohej shqyrtimi i parë i Ligjit për Skemat Pensionale që heq kushtin diskriminues prej 15 vjetësh përvojë para lufte, që e prezantoi kreu i Financave.
Nisma e propozuar nga opozita, që kaloi me 79 vota, u cilësua fort e rëndësishme.
Paraprakisht shumica votoi për shmangie të procedurave gjatë shqyrtimit të tij në lexim të parë.
Por kjo urgjencë e pozitës s'mjaftoi me kaq, pasi thirri edhe një seancë për ora 16 e LDK-ja s'po e kuptonte jashtëzakonshmërinë.
Mbledhja për Tatimin në Pronë, nuk ka gjë për ngut as për AAK-në.
Punimet e jashtëzakonshme i bojkotoi PDK-ja, ndërsa LDK-ja e AAK-ja votuan veç për skemat pensionale.
https://www.youtube.com/watch?v=xcHYm41-ZGk
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.