Një kompani e këpucëve ka festuar dhjetë vjetorin në një mënyrë shumë kreative.
Ata kanë bërë një garë të vrapimit me take në Paris, transmeton Klan Kosova.
Të gjithë garueset ishin përgaditur shumë mirë përpara se të fillojnë lojën.
Shumica prej tyre i kishin mbështjellur këmbët me ngjitës që të mos kenë ndonjë lëndim eventual.
Përpara vrapimit, gratë bënë së pari një nxemje të muskujve duke vrapuar në vend.
Më pas ato u ndanë në grupe me tre gra dhe gara filloi.
Si adhuruese të takeve, të gjithë garueset ishin të gatshme të bëjnë çdo gjë për të fituar këpucë deri në vlerë prej 3 mijë euro.
Mesatarisht taket e të gjitha grave ishin rreth tetë centimetra.
Më poshtë mund ta shikoni videon e kësaj gare interesante dhe mund ta kuptoni se çfarë mund të bëjnë gocat për një palë këpucë të ëndërrave.
https://www.youtube.com/watch?v=MVLkS_AA3Po&feature=youtu.be
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.