Të jesh një dhi e verbër ndoshta nuk është edhe aq keq, kur ke një mik që të tregon rrugën.
Marcia ka lindur e verbër në një fermë në pranverë të vitit 2015, e pronari i fermës nuk ishte i interesuar që të kujdesej për një kafshë që kishte nevoja të veçantë, transmeton Klan Kosova.
Sidoqoftë, fqinjët e dërguan në Farm Sanctuary – që është një organizatë amerikane për mbrojtjen e kafshëve që ishte themeluar në vitin 1986.
Kështu që kjo organizatë ia mundësoi Marcias që të kishte një shtëpi në Orland të Kalifornisë.
Por sipas Farm Sanctuary, dhia ndonjëherë frikësohej shumë kur qëndronte vetëm.
Kështu që stafi arritën që të ia gjenin një dhi tjetër, që do ia bënte jetën Marcias shumë më të lehtë.
E stafi kishte të drejtë. Të dyja menjëherë filluan që të shoqërohen me njëra-tjetrën dhe tani janë të pandashme dhe për Marcian “sytë e saj janë shoqja”.
Më poshtë mund ta shikoni videon se si të dy dhitë qëndrojnë me njëra-tjetrën e madje stafi i Farm Sanctuary i quajnë si “shpirta binjakë”.
https://www.youtube.com/watch?v=50aax6tq2Bg
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.