Të veten nuk po mund ta bëjë, por as të dikujt tjetër nuk do.
Ndonëse tha se e refuzoi që pozitën e kryeparlamentarit t’ia japë Fatmir Limajt, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u kujdes që ta përgëzojë atë për kthimin në Kuvend, dhe kjo duke iu referuar me nofkën e luftës "Komandant çeliku", raporton Klan Kosova.
Madje, për liderin e Nismës që fitoi tre ulëse, tha se edhe në politikë u tregua i fortë pasi ia mundësoi Aleancës së Ramush Haradinajt kalimin e pragut zgjedhor.
E kjo deklaratë e irritoi këtë të fundit, që Kurtit ia ktheu me të njëjtën monedhë, duke i thënë se as VV-ja nuk do ta kalonte pragun pa Listën Guxo e Alternativen, as në zgjedhjet e kaluara as në të fundit.
Por, që iu drejtua Limajt me komandant Çeliku, kjo Haradinajn nuk e habiti hiç.
Ndërkohë, vetë i shumëpërfoluri Limaj nuk ishte në punimet e Kuvendit të mërkurën.
Megjithatë, bashkëpartiakja e tij, Xhevahire Izmaku, tha se lideri i Nismës e meriton të udhëheqë me Kuvendin.
Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=H2TtwKz0Zz0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.