Temperaturat rrallë ranë në minus, ashtu si edhe faturat e rrymës sivjet.
E meqë dimri nuk ishte edhe aq i fortë, kjo duket se ndikoi edhe në nivelin e kursimit të energjisë elektrike, që gjatë muajve të fundit ka shkuar prej 4 në 15 përqind.
Kjo, sipas Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mund të jetë ndikuar edhe nga subvencionimi i faturave të qytetarëve , punë për të cilën, tha se ndan 89 milionë euro.
“Kemi arritur që konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë nën 800 KWh në muaj të mos preken fare nga rritja e çmimit të energjisë vitit të kaluar si dhe të mos preken bizneset që janë në tregun e rregulluar e që janë të gjitha përveç tre kompanive”, tha Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Megjithëkëtë, paraqitja e kësaj të fundit në mbledhjen e së martës, ku u fol edhe për planet e vitit 2023, nuk i pëlqeu një deputeti të opozitës.
“Unë prita që në vitin 2023 ta keni në vëmendje qytetarin e Kosovës, që të vini me masa lehtësuese në planin e juaj shembull largimi i TVSH për produkte bazike”, tha Pal Lekaj, deputet nga AAK.
Për pritshmëritë e Lekajt u tha se mund të jetë kaluar edhe caku. Rizvanolli e siguroi deputetin se siç tha ajo, “kurrë seriozitet më të madh në institucione nuk ka pasë”.
Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
https://www.youtube.com/watch?v=8NG7TttOg4w
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.