Një grua e zemëruar me sa duket ka vendosur të marrë hak në mënyrë dramatike ndaj të dashurit të saj, duke i shkruar fjalën “tradhtar” në veturën e tij.
Makina e kaltër e tipit Volkswagen Passat, është fotografuar në parking me fjalën “tradhtar”, shkruar në të verdha në dyert e makinës.
Pronari i makinës i cili jeton në East Yorkshire në Angli, e ka pësuar këtë turp publik pasi e dashura e tij e kishte zbuluar se ai po shkonte edhe me dy gra të tjera njëkohësisht.
Njëra nga gratë me të cilat ai ka shkuar, ka thënë se tradhtia u vu në pah kur një fotografi e tija me njërën nga të dashurat doli diku në Facebook.
Burri në fjalë, emri i të cilit nuk është thënë, e ka kaluar ditën e Shën Valentinit me të trija gocat, e madje kishte planifikuar që t’i qonte me pushime që të trija në të njëjtin vend në kohë të ndryshme, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.