31.03.2016 · përditësuar para 3750 dite1 min lexim
Në vitin 1986 një organizatë bamirëse në Klevland të SHBA-ve (United Way), kishte organizuar një spektakël të mahnitshëm me balona duke tentuar kështu që të thyejnë një rekord të ri botëror për më së shumti tullumbace të lëshuara në të njëjtën kohë.
Më shumë se 2.500 vullnetar kishin punuar për orë të tëra që dy milionë tullumbacet t’i frynin me helium, transmeton Klan Kosova.
Më datë 27 shtator u lëshua rrjeta me tullumbace të shumtë të cilët mbuluan qiellin e këtij vendi.
Por, moti nuk ishte në favorin e tyre. Era e fortë e asaj dite bëri që këto balona të bien përsëri poshtë në tokë dhe ta bllokonin rrugën.
Shumë prej tyre ranë në liqenin Erie, ku në atë kohë rojet bregdetare ishin në kërkim për dy peshkatarë që ishin zhdukur disa ditë më parë.
Më pas gruaja e një prej të vdekurve e kishin paditur organizatën United Way, pasi që sipas saj balonat e kanë pamundësuar që të gjendet më herët trupi i burrit të saj.
Por pavarësisht kësaj, qielli asnjëherë nuk është dukur më bukur në Klevland se atë ditë shtatori në vitin 1986.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.