16.12.2015 · përditësuar para 3857 dite1 min lexim
Frank dhe Michelle Partlic e humbën pasurinë e tyre për më pak se 24 orë. Shkak për këtë ishte një tornado dhe dëmet që ju ka shkaktuar kjo erë e fortë, zor se mund të besoheshin po të mos ishin fotografitë.
Tornado që ka goditur Sidney’n, ka lënë pasoja të mëdha në shtëpinë e australianëve.
Vetëm një natë më parë ata ishin duke e festuar shitjen e shtëpisë së tyre për një çmim rekord prej 1.15 milionë dollarësh, duke mbetur më pas me gërmadhat që i ka lënë tornadoja.
Çifti kishte jetuar në këtë shtëpi për 17 vjet, dhe kishin shpenzuar më shumë se 6 muaj në përgatitjet për ta shitur për atë çmim aq të madh, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.