Lajmet e fundit

Fshati Kovragë i komunës së Istogut është i njohur për kultivimin e mollës.
Me mbi 100 hektarë të mbjellë ky vend mbetet prodhuesi më i madh i mollëve në vend, por 4 vite më parë Nazmi Blakaj vendosi ta thyej këtë traditë.
Gazetari Kron Sadiku sjell storien e kultivimit të nektarinës e që po ndodh për herë të parë në Kosovë. I mbolli 60 ari me nektarin, njofton Klan Kosova.
"Kur i kam dërguar mollët në treg e kam parë që shumë njerëz kërkonin të blinin nektarin. Fillova të pyes për këtë pemë se a rritet tek ne dhe se a e ka provuar dikush më herë? Dal kanal duke lexuar, e duke pyetur vendosa me i mbjell në arat e mija”, shprehet Nazmi Blakaj nga Kovraga.
Pas një viti, pemët filluan t’i japin frytet e para, e ndërsa pas 4 vitesh ato u bënë edhe profitabile, duke i thyer kështu të gjitha paragjykimet që ekzistonin rreth kultivimit të nektarinave në vendin tonë.
"Kanë me t’i dëmtu sëmundjet, kanë me t’i dëmtu ngricat e breshri, secilit që i kam treguar për to më ka thënë ashtu. Mirëpo as i ftohti si dëmtoi, e për breshër te na nuk bie kurrë", tregon Nazmiu.