03.10.2015 · përditësuar para 3932 dite1 min lexim
Marka e njohur për lodra të fëmijëve, Tesco, është kritikuar për racizëm.
Kjo sepse kukullat me ngjyrë i ka shitur rreth 20 dollarë më lirë se sa ato të bardhat, transmeton Klan Kosova.
Të dy kukullat kanë madhësi të njëjtë, veshje, e mimikë të njëjtë.
Por ngjyra e trupit të tyre dallon, kështu që Tesco ka vlerësuar që duhet të shiten me çmime të ndryshme.
Përfaqësuesit e kësaj marke janë shprehur, që kjo gjë ka ndodhur rastësisht, por sidoqoftë ky nuk është i vetmi dyqan ku ka këso lloj dallimesh.
Edhe marka Toys R Us, ka bërë dallime në mes të kukullave me ngjyrë dhe ato të bardhave.
Përderisa kukullat e bardha janë shitur me 9.99 euro, një kukull tjetër identike me të por me ngjyrë është shitur për 6.99 euro.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.