Lajmet e fundit

Ballkani ka fituar 1:2 ndaj Santa Colomës në ndeshjen e parë mes tyre në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Bernard Karrica realizoi golin e fitores për 1:2 në minutën e 90-të.
Kampionët e Kosovës madje kanë qenë duke humbur 1:0 nga minuta e 22-të pas golit të El Ghazouit.
Por ata shkuan në pushim të pjesës së parë baras pas golit të Lindon Emerllahut nga pika e bardhë në minutën e 42-të.
Ballkani e pret të martën e ardhshme në Kosovë klubin nga Andorra, ndaj së cilit edhe ashtu është konsideruar favorit.