“1 Prilli” apo dita e gënjeshtrave është dita kur të gjithë e gënjejnë dikë. Në ditën e parë të muajit prill, njerëzit planifikojnë rrengje e u thonë gënjeshtrave të afërmve të tyer e njerëzve që i njohin. Por pse?
Origjina e ditës së gënjeshtrave mendohet të jetë shumë e vjetër. Sipas disa historianëve, që në romën e lashtë e në Indi, ka pasur festivale të rrengjeve e gënjeshtrave.
Mirëpo, ai që i ka vënë pikën emrit “dita e gënjeshtrave”, është poeti francez Eloy d’Amerval në vitin 1508, duke iu referuar 1 prillit si “poisson d’avril”.
Tradita më së pari ka filluar në Francë, ku “dita e gënjeshtrave”manifestohej nga fëmijët, që u bënin rrengje të rriturve dhe iknin, shkruan Inbernational Business Times, transmeton Klan Kosova.
Për 1 prill, janë edhe mediat ato që krijojnë lajme të rrejshme, për ta praktikuar këtë traditë mjaft interesante.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.