Lajmet e fundit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se votimi për zgjedhjet presidenciale në 14 institucionet ndëshkuese përmirësuese në vend po zhvillohet pa probleme, transmeton Klankosova.tv
“Sot në qendrat e votimit në 14 INP do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës 2147 zgjedhës. Të gjitha qendrat e votimit në INP janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe votimi atje do të vazhdojë deri në orën 19:00. Deri më tani, votimi ka vazhduar pa probleme”, thuhet në njoftimin e KSHZ-së.
Të drejtën e votës sot do të mund ta ushtrojnë 2569 votues në 31 vendvotime në INP ku janë regjistruar për të votuar dhe aplikimet e të cilëve janë pranuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.