Kronikë nga gazetarja: Blerinë Doshlaku
Parku linear i kryeqytetit u përurua. Punimet për të kishin nisur që nga 2022-ta, ndërsa kohëzgjatja për to ishte 90 ditë, raporton Ju Flet Prishtina.
Fajin për zvarritjen e stërgjatjen e punimeve komuna, veç kushteve klimatike, po ia lë edhe operatorit ekonomik, për neglizhencën e punimeve dhe punën jo të mirë.
Me kontratën e ndërprerë në dhjetor të 2023-ës, e që u zyrtarizua janarin e 2024-ës, Drejtoria e Hapësirave Publike e Parqeve tha se operatori i kishte lënë trampolinat e hapura. Me ndërprerjen e kontratës, Komuna vendosi edhe të bëjë ndryshime në projektin fillestar, duke shtuar edhe sistemin e ujitjes pikë-pikë, që nuk ishte paraparë në projekt.
Për ndryshimet e punimeve, se nuk janë në përputhje me planin e paraqitur nga komuna, po thonë edhe nga Iniciativa për Progres. Këta edhe po e akuzojnë të parin e Prishtinës se nuk ishte edhe aq kërkues në dhënien e llogarisë nga punëkryesit.
Ndonëse mangësitë e parkut i ranë në sy edhe qytetarëve, ata e mirëpritën këtë investim të komunës.
Parku linear, që lidhë lagjen e Matit dhe Ulpianës, me një hapësirë prej 16 mijë metra katrorë, komunës i kushtoi rreth 215 mijë euro. /Klankosova.tv
https://youtu.be/0Xn7SATXelc
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.