Pas pauzës së drekës, Glauk Konjufca të enjten do duhej të ishte ulur në bankën e të akuzuarit.
Megjithatë atë kohë ai zuri karrigen e kreut të Kuvendit në seancën plenare, pasi kërkoi që ajo gjyqësore ku ky akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në gusht të 2016, të shtyhet.
Kështu mbet pa u dëgjuar edhe dëshmia e deputetit, Pal Lekaj.
Konjufca rëndohet me veprën “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” që mund të dënohet 1-8 vjet burg, dhe për “Pengim i personit zyrtar” me 3 muaj deri në 3 vjet.
Por nga praktika, zor se do shkojë prapa grilave.
Shtyrja e seancës kritikohet nga juristët, që thonë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Sipas Qendrës për Ndihmë Juridike “CLARD”, gjykimi i kryeparlamentarit nuk lidhet me pozitën e tij aktuale, dhe deri në verdiktin final konsiderohet i pafajshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=8E38Uy8tgqI
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.